×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoxha i VV-së tallet me Thaçin pas aktakuzës, e quan “budallë” Avdullah Hotin

    Reporteri
    24 Qershor 2020 | 17:27

    Elvis Hoxha, anëtari i Vetëvendosjes, ka sulmuar politikisht presidentin Hashim Thaçi por në mënyrë të çuditshme e të turpshme edhe kryeministrin Avdullah Hoti.


    Hoxha e ka bërë këtë reagim sulmues ndaj Thaçit pasi Gjykata Speciale ka paralajmëruar aktakuzë ndaj tij dhe ndaj Kadri Veselit, ish kryetar i Kuvendit të Kosovës.

    Ai ka thënë se Thaçi nuk mund ta përfaqësojë Kosovën pas kësaj aktakuze të pakonfirmuar.

    Po ashtu, ai e ka quajtur “budallë” Avdullah Hotin derisa shprehet në formë sarkastike.

    Statusi i plotë:

    Ramushi hoqi dorë prej qeverisjes sepse nuk ishte mirë që kryeministër të shkonte në Hagë, qoftë edhe si dëshmitar. Po tani që shkon Dulla me Hashën për marrëveshje me Serbinë, kur ky i fundit është president i Republikës dhe po i përgatit akuza nga dhomat speciale, a pritet që Ramushi të heqë dorë prej qeverisjes?

    Nisur nga fakti që Ramushi ka zgjedhur për zv. ministër arsimi Bardhecin pa bachelor, sipas premisës së Limajt se: qeverisja nuk bëhet me libra, unë dyshoj fort se Ramushi mund ta kuptojë deduktimin e mësipërm.

    Por halli i Ramushit është më i pakët se ai Grenellit. Ky i fundit do të ketë në datën 27 një dhomë të ngarkuar me krime të supozuar lufte. Nga një anë Thaçin që e citojnë Dhomat e specializuara, nga ana tjetër Vuçiçin që e ka deklaruar vetë dëshirën për me vra muslimanë. Dhe të gjithë e dimë se këto vrasjet që kërkoi Vuçiçi u kryen. Mirë që do të jetë aty edhe Dulla që ta lehtësojë pak situatën. Sepse, gjithnjë një budallë e lehtëson situatën.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!