Ish-komandanti i Zonës Operative të Drenicës, Sami Lushtaku ka thënë se lajmi për aktakuzat ndaj Thaçit e Veselit është për keqardhje.
“Për mua dhe ushtarët e UÇK-së nuk është diçka që nuk e kemi pritur përderisa vetë Kuvendi i Kosovës e ka votuar këtë gjykatë. Për ne nuk është ndonjë befasi”, tha ai për RTV Dukagjinin.
Lushtaku mendon se kjo aktakuzë është komplet politike dhe lidhet me mosmarrëveshjet që kanë SHBA dhe BE.
“Më vjen keq për të gjithë ata që u është ngritur aktakuza dhe shpresojë se sa më shpejtë të dalin të pastër”.
Ish-kryetari i Skenderajt thotë se nuk beson që Presidenti Thaçi ka arsye për të dhënë dorëheqje.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.