×
  • Sport
  • Sport

    Përfundojnë ndeshjet e Superligës: Fitojnë Drita e Gjilani, kjo skuadër bie në Ligën e Parë

    Reporteri
    24 Qershor 2020 | 18:42

    Kanë përfunduar tri ndeshjet e para të xhiros së 26-të në Superligën e Kosovës


    Drita vazhdon me fitore dhe do ta mbajë kreun e tabelës edhe pas kësaj xhiroje, shkruan Reporteri.net

    ‘Intelektualët’ mposhtën me rezultat të thellë prej 4-0 Vushtrrinë.

    Gjilani e mposhti Dukagjinin me rezultat 3-1 dhe kështu tani skuadra nga Klina nga edicioni tjetër edhe zyrtarisht do të bëjë gara në Ligën e Parë.

    Ndeshja më interesante e ditës së sotme ishe dueli direkt për mbijetesë ndërmjet Trepçës ’89 dhe Flamurtarit, që përfundoi me rezultat të barabartë 1-1.

    Më poshtë e keni tabelën aktuale të Superligës së Kosovës. /Reporteri.net/


    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!