×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti pas ngritjes së aktakuzës ndaj Thaçit e Veselit: Pasojë e re e gabimeve të moçme

    Reporteri
    24 Qershor 2020 | 18:38

    Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe ish-kryeministri, Albin Kurti pas ngritjes së aktakuzës nga Gjykata Speciale ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së Kadri Veseli,  ka thënë se kjo është pasojë e re e gabimeve të moçme.


    Ai e ka quajtur gabim votimin e Speciales.

    “Pasojë e re e gabimeve të moçme. E di që Lufta e UèK-së është luftë e drejtë, luftë kundër një agresori dhe okupatori i cili kishte kryer gjencoid dhe se luftëtarët e lirisë edhe politikisht edhe historikisht janë në të drejtën e tyre”, tha Kurti.

    Ai është shprehur se këto aktakuza do ta dëmtojnë imazhin e Republikës së Kosovës.

    Por kur u pyet a beson në pafajësinë e Hashim Thaçi, Albin Kurti I bishtëroi pyetjes dhe tha se beson në pafajësinë e luftës së UÇK-së.

    “Unë besoj në pafajësinë e UÇK-së dhe mendoj  që Kosova është dashur qysh moti ta ketë gjyqësinë e vet që do të hetonte krimet e luftës dhe paqes dhe mbi të gjitha ato që janë shkaktuar nga Serbia”, tha Kurti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!