×
  • Lajme
  • Lajme

    Reagon edhe Osmani, nuk e përmend fare UÇK-në, Thaçin dhe Veselin – thotë se Kosovës i duhet drejtësi pa presion

    Reporteri
    24 Qershor 2020 | 20:52

    Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas akuzave të Prokurorisë së Gjykatës Speciale ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe ish-kryetarit të Kuvednit, Kadri Veseli. Ajo ka thënë se Serbia ende nuk ka dhënë përgjigje për krimet e tyre, dhe ka thënë se ata janë shtet gjenocidal.

    “Në këto momente, Kosovës i duhet maturi, unitet, bashkëpunim e urtësi. I duhet edhe mbrojtje e dinjitetit, integritetit e imazhit shtetëror. Por mbi të gjitha, Kosovës i duhet drejtësi. Drejtësia duhet të kryej punën në mënyrë të pavarur e pa presion’’, ka thënë ajo.

    “Serbia ende nuk është përgjigjur për krimet e llahtarshme kundër civilëve të pafajshëm në Kosovë. Serbia është shtet gjenocidal. Dhe këtë duhet ta themi sot e çdo ditë, në Kosovë, në SHBA, në Evropë e çdo kund në botë”, shtoi ajo.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!