×
  • Lajme
  • Lajme

    Sali Berisha: Nuk zbehet lufta e UÇK-së, e vlerësoj vendimin e Thaçit për të mos shkuar në Washington

    Reporteri
    24 Qershor 2020 | 21:36

    Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka reaguar lidhur me aktakuzën e ngritur ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe liderit të PDK-së, Kadri Veseli.


    Berisha tha se akuzat ndaj individëve të veçantë nuk mund të zbehin luftën çlirimtare të Kosovës dhe faqen më të ndritur të qëndresës shqiptare për liri e dinjitet kombëtar, që nga lufta e Skënderbeut.

    Berisha tha se uron që të akuzuarit të provojnë para botës pafajësinë e tyre duke vlerësuar vendimin e Thaçit për të mos përfaqësuar Kosovën në takimin e Uashingtonit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!