Një shtetase e Shqipërisë është arrestuar nga Policia e Kosovës në afërsi të liqenit në fshatin Vërmicë, pasi kishte hyrë ilegalisht në Kosovë.
Policia njofton se e dyshuar është testuar nga stafi mjekësor dhe me urdhër të prokurorit është depërtuar te autoritetet shqiptare në pikën kufitare Morinë.
Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e djeshëm rreth orës 11:50 në fshatin Vërmicë në Prizren.
“Njësiti policor gjatë patrullimit në afërsi të liqenit në fshatin Vermicë kishte hasur të dyshuarën femër shtetase e Shqipërisë e cila ilegalisht nga Shqipëria kishte hyrë në Republikën e Kosovës. Të dyshuarës nga stafi mjekësor iu kanë bërë testet mjekësore, pas procedurave policore me urdhër të prokurorit është depërtuar te autoritetet Shqiptare në Pikën Kufitare Morinë”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.