Kryeministri Avdullah Hoti është duke qëndruar në një vizitë zyrtare në Bruksel.
Ai përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se sot ka zhvilluar një takim me David McAllister, kryesues i Komitetit për Punë të Jashtme në Parlamentin Evropian.
Hoti thotë temë e bisedimit ka qenë procesi i liberalizimit të vizave dhe rruga e Kosovës drejt integrimit evropian, shkruan Reporteri.net.
Postimi i tij:
Pata nderin të takoj z. David McAllister, kryesues i Komitetit për Punë të Jashtme në Parlamentin Evropian, me të cilin biseduam për procesin e liberalizimit të vizave dhe rrugën e Kosovës drejt integrimit evropian.
Po ashtu biseduam edhe për procesin e dialogut dhe zhvillimet e fundit politike, me ç’rast kam shprehur vendosmërinë e Republikës së Kosovës në orientimin e saj properëndimor.
https://www.facebook.com/avdullah.hoti/photos/a.538814562846569/3397713813623282/?type=3&__xts__%5B0%5D=68.ARA3TcGyncy6oboI_TQ8vucBV4AnOJBvEDztGoLKPhTdW-QsuMBLh8D7OxBRdG80uDStgwVbA2Or2Nr_5GF8rCzIF61aqLZwS2szKVljMM5F8Z8TzOvpu3Nt-ZzE-qonpaAHH4j-sLWbyGXkL-zdP3aslhQZ-fFsjDLr90vwve4Q2Z746FOJugBmLMvg5fiN1t-HXZl-DGk6UGv6sbar0Hy7BElpczYz27zsOdD-gd-FNPYaypB7nQJy_fM-0v13zRkz09d_42eLshL_4c4HHmCtnOz8UGNnjSN8gBI2eNu9BTypA7zHoU1LGGqnycdehDcC5VKg2H3sGzUe1PlZzHoLbQ&__tn__=-R