×
  • Lajme
  • Lajme

    Katari do t’i dhurojë Kosovës donacion me teste për coronavirus dhe respiratorë

    Reporteri
    25 Qershor 2020 | 11:07

    Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se sot do të mbahet një ceremoni e nënshkrimit të një memorandumi në mes organizatës “Qatar Charity” dhe MSH-së.


    Ky memorandum ka për qëllim dhurimin e një donacioni me teste për Covid-19 dhe respiratorë nga shteti i Katarit.

    Në këtë ceremoni merr pjesë edhe Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj si dhe Ambasadori i Shtetit të Katarit, Ali bin Hamad Al-Marri.

    Kjo ceremoni do të fillojë nga ora 14:30 në sallën e mediave në IKSHPK.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!