Numri i personave të infektuar me koronavirus në botë ka shkuar në mbi 9.4 milion. Sipas të dhënave të fundit nga Universiteti Johns Hopkins, janë 9,408,757 njerëz të infektuar në botë, ndërsa 482,184 kanë humbur jetën.
4.729.511 arritën të fitonin betejën me virusin vdekjeprurës. Numri më i madh i të prekurve është regjistruar në Brazil, më shumë se 42 mijë, ndiqet nga SHBA me 36 mijë. Ndërsa një rikativizim të rasteve të reja po sheh edhe Gjermania, ku u regjistruan 630 persona pozitivë dhe 13 viktima.
Ndërkohë OBSH ka ngritur alarmin se spitalet po përballen me një mungesë serioze të pajisjeve të oksigjenit, të domosdoshëm për frymëmarrjen e pacientëve.
“Shumë vende po përjetojnë vështirësi në marrjen e pajisjeve të oksigjenit,” tha drejtori i përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus. “Kërkesa aktualisht po tejkalon furnizimin,” shtoi ai.
1 milion raste të reja të koronavirusit konfirmohen në të gjithë botën në javë
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.