×
  • Lajme
  • Lajme

    Ibrahim Berisha: Vuçiq para 4 ditësh paralajmëroi dështimin e takimit në Uashington

    Reporteri
    25 Qershor 2020 | 12:09

    Profesori universitar, Ibrahim Berisha, ka folur për zhvillimet e fundit në vend, edhe pse nuk e ka përmendur aktakuzën që u ngrit dje ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe kreut të PDK-së, Kadri Veseli, nga Gjykata Speciale.


    Berisha thotë se Serbia qe 10 vjet ka diktuar bisedimet me Kosovën, ndërsa përfaqësuesit e shtetit tone sipas tij ishin të zënë me ndarje pushteti.

    Berisha shkruan më tej në Facebook se presidenti serb Vuçiq para katër ditësh kishte paralajmëruar dështimin e takimit në Uashington, shkruan Reporteri.net.

    Postimi i tij:

    Ka dhjetë vjet Serbia përcakton dhe dikton formën dhe përmbajtjen e bisedimeve me Kosovën.

    Përfaqësuesit e Kosovës në këto vite ishin të zënë me ndarje pushteti, po kaq edhe sharje e fyrje mes vete duke injoruar kapacitetin shkatërrues në secilën ditë të shtetit të Serbisë për shtetin e Kosovës.

    Pse sot habi? Presidenti i Serbisë para katër ditëve ka treguar dështimin e takimit në Uashington. Ata që dinë dhe kuptojnë nëntekstin e deklaratave, e kanë marrë vesh fare thjesht se, Serbia do ta dështonte këtë Takim.

    https://www.facebook.com/ibrahim.berisha.92/posts/2984229551695824

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!