×
  • Lajme
  • Lajme

    James Rubin: Po të isha shqiptar, do të ndihesha i sigurt që Thaçi është në dialog me Serbinë

    Reporteri
    25 Qershor 2020 | 12:30

    James Rubin, njëri nga figurat kyçe ndërkombëtare i përfshirë në proceset rreth Kosovës gjatë viteve 1998-2000, në një intervistë për KosovaPress thotë se raportet mes Kosovës dhe SHBA-së si dhe se përkushtimi amerikan ndaj sigurisë së Kosovës mbeten të palëkundura.


    Ai foli edhe rreth përpjekjeve të administratës amerikane drejtë arritjes së një marrëveshjeje për paqe në mes Kosovës dhe Serbisë dhe tha se në negociatat ndërkombëtare bëhen kompromise jo në parime, por taktike.

    Rubin lavdëroi presidentin Thaçi për vendimet e tij për ta nënshkruar marrëveshjen në Rambuje pasi ka treguar se ka qenë lëvizje e shkëlqyeshme historike sepse e solli ShBA-në, perëndimin, dhe NATO-në në anën e Kosovës, duke çuar përfundimisht në pavarësinë e Kosovës.

    Ai ka thënë se po të ishte shqiptar, do të ndihej i sigurt që Thaçi është në dialog me Serbinë.

    “Mendoj që Hashim Thaçi është zgjedhje e shkëlqyer për çështje si kjo. Ai e kupton problemin, ai ka qenë në skenë në këto 20 vitet e fundit dhe po të isha unë shqiptar i Kosovës, do të ndihesha i sigurtë që ai është i përfshirë. Do të brengosesha për mospërkrahjen politike ndaj tij nga ana e politikanëve, të cilët mendojnë se mund t’ju plotësohen ëndrrat papunuar, apo pa bërë kompromise të cilat i kërkon politika e vërtet dhe bota e vërtetë”, ka deklaruar Rubin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!