Drejtuesit e institucioneve, qofshin ato qendrore apo lokale janë të thirrura ndër të tjera të punojnë për mirëqenien e qytetarëve.
Mirëpo në jo pak raste, politikanë të caktuar kanë treguar se fare nuk e kanë hallin të bëjnë këtë, për më tepër ata janë treguar të papërgjegjshëm për të kryer punën e tyre me përgjegjësi, për çfarë edhe paguhen nga taksat e qytetarëve.
Së fundmi një rast i tillë është paraqitur në komunën e Mitrovicës, hiç më pak se nga nënkryetari Faruk Mujka që vije nga Lëvizja Vetëvendosje.
Ndërsa Kuvendi Komunal ka mbajtur sot seancën, Mujkës fare nuk i ka interesuar çfarë po bisedojnë asambleistët, shkruan Reporteri.net.
Ai ka gjetur kohë të kotet paksa. E sapo e njoftuan nga asamblistët e tij se po xhirohet, Mujka ngritët dhe e rrit interesimin. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.