Pas deklaratave që ka dhënë publicisti Veton Surroi në lidhje me aktakuzat ndaj Hashim Thaçit e Kadri Veselit, ka reaguar këshilltari i presidentit, Ismail Syla.
Ai ka shkruar në Facebook se Veton Surroi nuk ia falë Hashim Thaçit ç’kapjen nga Serbia.
“Veton Surroi nuk ia falë Hashim Thaçit çlirimin (çkapjen) e Kosovës nga Serbia”, ka shkruar Syla.
Ndryshe, publicisti Veton Surroi është shprehur se aktakuza ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe krye-parlamentarit Kadri Veseli nga Prokuroria e Gjykatës Speciale është njëfarë fillimi i ç’kapjes së shtetit të Kosovës.
Surroi, në llogarinë e tij në Tëitter ka shkruar “një fillim dramatik i çlirimit nga kapja e shtetit”.
Poshtë këtij shënimi ai ka shpërndarë njoftimin zyrtar të Gjykatës Speciale, e cila akuzon Thaçin e Veseli për vrasjen e 100 personave.
Përveç Thaçit dhe Veselit prokuroria akuzon edhe tetë persona të tjerë, emri i të cilëve ende nuk është bërë i ditur. Pos akuzave për vrasje, aty ka edhe akuza të tjera për rrahje, toruturë e të tjera./Reporteri
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.