Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj, është përgjigjur në pyetjet e deputetëve sa i përket emërimit të zëvendësministrit i cili është ende studentë.
Likaj tha se atë e ka pasur student dhe e di se është duke vijuar studimet në dy universitete, në publik dhe në privat.
“Sa i përket zëvendësministrit, unë e kam pasur student, ai studion në dy kolegje, një në privat dhe një publik. Një e ka notën mesatare në 9. Nuk është rast i shkëlqyer, por është i njohur me problemet e rinisë. Në të dy është në përgatitje të diplomës”, tha ai.
Deputeti i LVV-së Fitim Uka, pyeti se cila do të jetë detyra e zëvendësministrit.
“Është emëruar një zv ministër që të paktën aq sa ne dimë është pa një CV të pastër. Çfarë përgjegjësisë do të ketë ky dhe cili është plani i punës së tij”, tha ai.
Në përgjigjen e tij, ministri i Arsimit dhe Shkencës Ramë Likaj, tha se do ta orientojë tek problemet e të rinjve të vendit.
“Unë kam menduar se në momentin strukturat e kanë deleguar për zv ministër, unë e kam menduar që me e fokusua me problemet e rinisë”, tha ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.