×
  • Lajme
  • Lajme

    7 persona me coronavirus në gjendje të rëndë në Infektivë

    Reporteri
    25 Qershor 2020 | 13:49

    106 pacientë të prekur me COVID-19 janë duke u trajtuar në Klinikën Infektive të QKUK-së.


    Sipas informacioneve të dhëna nga QKUK, gjendja e pacientëve të sëmurë me COVID-19 të cilët po trajtohen në Klinikën Infektive është kësisoj:

    46 raste janë duke u trajtuar në reparte me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, prej të cilëve 7 janë në gjendje të rëndë.

    Në repartin e Mjekimit Intensiv janë duke u trajtuar 6 raste, 3 raste janë në gjendje shumë të rëndë duke u trajtuar me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, si dhe 3 raste janë në gjendje kritike me frymëmarrje të asistuar me respiratorë.

    Sot lirohen 6 raste Covid-19 pozitiv, në gjendje stabile në vetizolim në shtëpi.

    Gjithashtu u tha se në objektin e mjekësisë sportive janë momentalisht 3 raste me Covid-19, 1 i intubuar dhe 2 me CPAP, kurse edhe 2 të tjerë me do të transferohen nga Klinika Infektive.

    “Në Klinikën e Pulmologjisë dhe Dermatologjisë janë të shtrirë 23 pacientë me Covid-19.3 pacientë të tjerë të konfirmuar pozitiv në Covid-19, janë transferuar në Klinikën Infektiv”, thuhet tutje në njoftimin e QKUK-së.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!