×
  • Lajme
  • Lajme

    Grenell i përgjigjet kryeministrit Hoti për anulimin e takimit të 27 qershorit

    Reporteri
    25 Qershor 2020 | 16:06

    Emisari Special i Amerikës për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell ka thënë se mirëpret vendimin e kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti për të mos udhëtuar drejt Uashingtonit pas zhvillimeve të fundit në Kosovë.


    Grenell, në një postim në Twitter ka thënë se se e mirëkuptojnë vendimin e Hotit, dhe se po punojnë për të caktuar datën e re të takimit, shkruan Reporteri.

    Ai ka thënë se data e takimit të ri to të caktohet së shpejti.

    “Faleminderit kryeministri Hoti. E kuptojmë vendimin tuaj dhe presim të ricaktojmë takimin së shpejti”, ka shkruar Grenell në Twitter.

    Kujtojmë se Gjykata Speciale dje ngriti aktakuzë ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe kreut të PDK-së, Kadri Veseli.

    Kjo ngjalli reagime të shumta si në Kosovë, Shqipëri por jo vetëm, reagime të cilat po vazhdojnë edhe sot. /Reporteri.net

     

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!