Kuvendi i Serbisë mund të bëhet për herë të parë me një deputete me mbulesë.
Bëhet fjalë për Misala Pramenkoviq, e cila është e treta në listën e Partisë së Drejtësisë dhe Pajtimit (PPSH) dhe në kuvendin serb do t’i përfaqësojë qytetarët e Sanxhakut, transmeton Reporteri.
Se a do të hyjë në parlament Pramenkoviq do të dihet pasi Komisioni Zgjedhor të publikojë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, por presidenti i PPSH-së, Muamer Zukorliq, beson se është pothuajse e sigurt që ajo do të jetë pjesë e Kuvendit.
Sipas tij, në kuptimin kulturo-civilizues, ky paraqet një hap domethënës përpara dhe dërgon një mesazh të rëndësishëm.
Kujtojmë se pjesë e parlamentit serb pritet të jenë edhe dy shqiptarë nga Lugina e Preshevës./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.