×
  • Lajme
  • Lajme

    Deklarohet kryeministri Hoti: Nuk shoh konfrontim mes Uashingtonit e Brukselit

    Reporteri
    25 Qershor 2020 | 21:10

    Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, pavarësisht asaj çfarë ka ndodhur, nuk sheh konfrontim mes Brukselit dhe Uashingtonit lidhur me procesin dialogues Kosovë-Serbi.


    “Unë nuk shoh konfrontim mes Brukselit dhe Uashingtonit. Unë mendoj se janë komplementare. Unë nuk shoh dy procese”, ka theksuar Hoti.

    Ai ka folur edhe për mënyrën e përfaqësimit të Kosovës.

    “Edhe në Paris e edhe Bruksel do të jetë shteti i Kosovës Kjo, çështja e delegacionit, është e qartësuar me Kushtetutë”, ka thënë Hoti për RTK.

    Kujtojmë se pas zhvillimeve të fundit, kryeministri Hoti ka anuluar vizitën e tij për në Uashington. Emisari Special për Dialogun, Richard Grenell ka thënë se mirëpret vendimin e Hotit, derisa është shprehur se shumë shpejt do të caktohet data e takimit të ardhshëm.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!