Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dhënë detaje nga takimi i Berlinit ku ishte diskutuar çështja e heqjes së vizave në këmbim të heqjes së taksës ndaj Serbisë.
Në emisionin Rubikon të Klan Kosovës, Rama tha se presidenti i Francës Emmanuel Macron kërkoi nga kryeministri i atëhershëm Ramush Haradinaj heqjen e taksës në këmbim të liberalizimit të vizave.
“Në tryezë ishin Macron, Merkel, Thaçi, Vuçiq, Bërnabiqi, unë dhe Haradinaj. Unë kam qenë pranë tij dhe i thashë Ramushit merre dhe mos e lësho këtë moment se nuk vjen më. Ai mu kthye dhe më tha “më lërë”. Ky ishte presioni, s’ishte gjë tjetër”, tha kryeministri Rama.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.