×
  • Lajme
  • Lajme

    Grenell i reagon gazetarit të New York Times: Keni shumë huqje, asnjëherë s’menduam zgjidhje të shpejtë

    Reporteri
    25 Qershor 2020 | 22:33

    Richard Grenell, i dërguar special i presidentit të SHBA-së, Donald Trump ka shkruar sërish për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, në veçanti takimit që pritej të mbahen në Shtëpinë e Bardhë më 27 qershor. Takimi u anlua pasi Presidenti Hashim Thaci dhe Kreu i PDK-së, Kadri Veseli u njoftua nga Prokuroria e Gjykatës Speciale se kanë nisur aktakuzës për krime lufte.


    Grenell ka reaguar ndaj një shkrimit të gazetës amerikane “The New York Times” e cila thoshte se dështimi i takimit Kosovë-Serbi në Washington, është një goditje për Trumpin e se gjithashtu fliste për një marrëveshje të shpejtë, shkruan Reporteri.net

    Artikulli i të përditshmes njujorkeze titullohet “SHBA’ja shtyn samitin për paqe në Ballkan, merr goditje politika e jashtme e Trumpit”,  dhe kishte të bënte me takimin mes Kosovës dhe Serbisë, që ishte planifikuar për 27 qershor, në Uashington.

    Emisari amerikan ka thënë se artikulli ka shumë gabime. Sipas tij, ata janë angazhuar gjithmonë për vende pune dhe ekonomi. Grenell thotë se asnjëherë nuk kanë menduar se do të ketë një zgjidhje dhe marrëveshje të shpejtë, e cila sipas tij ka qenë një raportim medial i vazhdueshëm dhe i gabuar e pa fakte.

    Grenell në Twitter i është përgjigjur këtij artikulli duhet thënë po ashtu se është koordinuar me këshilltarët e Sigurisë Kombëtare të Francës dhe Gjermanisë për veprimet e mëtejme.

    “Una kam biseduar direkt edhe me këshilltarët e sigurisë kombëtare të Francës dhe Gjermanisë për t’u koordinuar për qasjen tonë të kufizuar (vetëm ekonomike) lidhur me këtë marrëveshje”, ka shkruar Grenell në Tëitter.

    Ai ka thënë se në praninë e tij asnjëherë nuk është diskutuar për shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë.

    “Shkëmbimi i territoreve kurrë nuk është diskutuar në praninë time. Ne nuk përfshihemi në çështjet politike në mes të Kosovës dhe Serbisë, ne vetëm koordinohemi me këdo që është i angazhuar”, ka shkruar Grenell.

    Gazetari Patrick Kingsley kishte shkruar se dështimi I takimit në Uashington është goditje për politikën e jashtme të Trumpit.

    “Një iniciativë e ndërmjetësuar nga Amerika për ta stabilizuar Ballkanin, që administrata e presidentit Donald Trump shpresonte se do t’i jepte shkëlqim kredencialeve të politikës së jashtme të saj në një vit zgjedhor, është shtyrë, të enjten, pasi ndaj njërit prej pjesëmarrësve kryesorë, presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, u paralajmërua aktakuzë për krime lufte”, kishte shkruar ai.

    Kujtojmë që Thaçi pritej të takohej të shtunën në Shtëpinë e Bardhë me homologun e tij serb, Aleksandër Vuçiq, në një samit të ndërmjetësuar nga Richard Grenell, emisar i presidentit Trump. Zyrtarët amerikanë shpresonin se takimi do të mund t’i hapte rrugë zgjidhjes së tensioneve të moçme ndërmjet dy shteteve ballkanike, thekson gazeta amerikane, ndër të tjera.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!