Sot në Kosovë do të mbajë mot mjaft i nxehtë dhe me intervale të gjata kohore me diell. Pasdite në disa rajone priten zhvillime të vranësirave të cilat do të kushtëzojnë rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima, bubullimë dhe mundësi edhe për breshër.
Të shtunën dhe të dielën në tërë rajonin pritet të ketë mot mjaft të nxehtë dhe me zagushi. Priten intervale të gjata kohore me diell.
Pasditeve priten zhvillime lokale të vranësirave vertikale të cilat do të kushtëzojnë rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima, bubullimë dhe mundësi edhe për breshër. Reshjet do të jenë të karakterit lokal dhe më shumë rajone do të jenë pa reshje.
Nga e hëna na pret mot edhe më i nxehtë e stabil.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.