×
  • Lajme
  • Lajme

    Fjalët e para të Thaçit pas ngritjes së aktakuzës nga Specialja, reagon në shqip dhe anglisht

    Reporteri
    26 Qershor 2020 | 10:52

    Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar pas propozimit të Prokurorisë së Specializuar për ngritje të aktakuzës ndaj tij dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli.


    Përmes profilit të tij në instagram, presidenti Thaçi është shprehur shkurt se askush nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës, duke ia bashkangjitur një foto të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

    Të njëjtin shkrim me fotografi e ka vendosur edhe në profilin e tij në Facebook.

    Kujtojmë se Presidenti i vendit, Hashim Thaçi nuk ka bërë ndonjë deklaratë edhe dy ditë pas njoftimit nga Haga se është dorëzuar aktakuzë ndaj tij.

    Ai dje ka anuluar udhëtimin drejt Washingtonit, ndërsa reagimet e tij kanë qenë vetëm në rrjetet sociale. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!