Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, komentoi një ngatërresë që kishte bërë gazeta e famshme amerikane New York Times, në të cilin Vuçiq përmendet si i akuzuar për krime lufte, në raportimin që ishte bërë për dorëzimin e aktakuzës ndaj presidentit Thaçi.
Vuçiq beson se ky është një gabim i paqëllimshëm, shkruajnë mediat serbe, transmeton Reporteri.
“Kam dëgjuar të më akuzojnë për gjithçka, të thonë gjithçka por se kam kryer krime lufte, këtë nuk e kam dëgjuar akoma”, tha Vuçiq para gazetarëve në Bruksel.
“Sa i përket New York Times, unë besoj se është një gabim, nuk është i qëllimshëm. Unë dua të besoj se është kështu. Tani, qoftë nëse është gabim apo jo, kush do ta dijë,” tha Vuçiq.
Kjo gafë e New York Times ka nxitur shumë reagime.
Vetë teksti në lidhje me anulimin e takimit provokoi reagimin e negociatorit amerikan Richard Grenell, i cili shkroi në Twitter se kishte shumë gabime në të, për çka tha që nuk befasohet ngase gazetari as që e kishte kontaktuar. /Reporteri.net
.