Njerëzi të cilët kanë pritje psikopatike kanë aftësi më të keqe për të njohur aromat se sa njerëzit tjerë, pohojnë shkencëtarët nga Universiteti australian Macquarie.
Shkencëtarët kanë analizuar se sa është gama e shqisës së nuhatjes e ndërlidhur me karakteristikat psikopatike në 79 vullnetarë të padënuar.
Së pari ata kanë zgjedhur detyrat në të cilat është dashur të ndjejnë dhe pastaj të qëllojnë aromat dhe më vonë i kanë krahasuar me rezultatet e psikotesteve të tyre.
“Rezultatet tona vërtetojnë që më të prirët ndaj sjelljes psikopate shpesh kanë edhe shqise më të dobësuar të nuhatjes dhe kjo është shumë e shpeshtë për të qenë rastësi”, ka thënë një nga autorët e studimit, Richard Stevenson.
Psikopatia është term i gjerë i cili ka të bëjë me çrregullimet serioze të personalitetit të cilat i karakterizon neuroza, sjellja antisociale dhe veprimet e orientuara hë kënaqësi egoiste.
Pjesa e përparme e trurit në masë të madhe është përgjegjëse për funksionimin siç është planifikimi, kontrolli i instinktit dhe sjellja: në harmoni me normat shoqërore.
Dëmtimet në ato zona rezultojnë edhe në dobësimin e shqisës së nuhatjes, shkruan Science Daily.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.