×
  • Lajme
  • Lajme

    Për tre muaj në Kosovë regjistrohen mbi 2 mijë e 300 bizense të reja, shuhen 430 tjera

    Reporteri
    26 Qershor 2020 | 16:59

    Më shumë se 2 mijë e 300 është numri i bizneseve të reja të regjistruara në Kosovë, vetëm në tremujorin e parë të këtij viti, ndërsa 430 biznese tjera janë mbyllur.


    Në Buletinin Ekonomik Tremujor të cilin e ka publikuar Ministria e Financave, thuhet se më së shumti biznese janë hapur në kategorinë e tregtisë dhe prodhimit, shkruan Reporteri.net.

    Numri i bizneseve të reja gjatë tremujorit të parë të 2020-ës ishte 2,311 (93 biznese më pak të regjistruara se periudha e njëjtë e vitit të kaluar) apo 3.9% më i ulët. 590 biznese të reja në kategorinë e tregtisë (6 më pak se T1 2019), 363 biznese të reja në kategorinë e prodhimit (86 më shume se T1 2019), 270 biznese të reja në akomodim dhe shërbime ushqimore (30 më shumë se T1 2019), 225 biznese të reja në aktivitetet profesionale dhe shkencore (28 më pak se T1 2019)”, thuhet në raport.

    Tutje në raportin e Ministrisë së Financave bëhet e ditur se numri i bizneseve të shuara gjatë T1 2020 arriti në 430. (rreth 1/3 e tyre). Sipas prejardhjes së kapitalit, pjesa dërrmuese ishin me kapital vendor (2,301 ndërmarrje) dhe vetëm 10 prej tyre ishin me kapital të huaj”, . /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!