Është shtyrë edhe takimi i Brdo-Brione, i cili të hënën e ardhshme është dashur t’i bëjë bashkë liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Sllovenisë e Kroacisë në Lubjanë.
Takimi ishte paraparë të mbahej për të shënuar dhjetëvjetorin e Samitit të Brdo-Brione por për shkak të kushteve epidemiologjike në mbarë botën, është shtyrë për një afat të pacaktuar.
Kosova në këtë samit mësohet se do të përfaqësohej nga presidenti Hashim Thaçi. Aty ishte e paraparë të merrte pjesë edhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.