×
  • Lajme
  • Lajme

    Grenell po bëhet redaktor i gjithë mediave për raportimet rreth dialogut, gjen edhe një gabim

    Reporteri
    26 Qershor 2020 | 18:32

    Ka vazhduar edhe të premten debati në mes të dërguarit të posaçëm të SHBA-ve për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell dhe gazetës prestigjioze New York Times, shkruan Reporteri.net.


    Sot Grenell ka reaguar ndaj një shkrimi të përsëritshmes njujorkeze në të cilën ata e kanë ngatërruar Hashim Thaçin me Aleksandër Vuçiq.

    “Pas një ‘storie’  katastrofike të New York Times nga Patrik Kingley, që ka qenë i mbushur me gabime tani kjo”, ka shkruar Grenell duke shpërndarë artikullin ku thuhet se Vuçiq akuzohet për krime lufte.

    Gazeta e njohur amerikane “New York Times” shkroi në Tëitter  për anulimin e takimit në Uashington, e arsye për këtë, siç shkroi NYT ishte fakti sepse  “lideri i Serbisë u akuzua për krime lufte”.

    Duke publikuar  në Twitter tekstin në lidhje me anulimin e takimit midis Beogradit dhe Prishtinës në Uashington, “New York Times” shkroi se anulimi i takimit ndodhi sepse “lideri i Serbisë ishte akuzuar për krime lufte”, megjithëse në nëntitullin poshtë fotografisë shoqëruese shpjegon se bëhet fjalë për presidentin e Kosovës, transmeton Reporteri.

    Njoftimi provokoi shumë komente, por deklarata nuk u ndryshua as disa orë më vonë.

    Kjo gafë e New York Times ka nxitur shumë reagime edhe në Serbi.

    Vetë teksti në lidhje me anulimin e takimit provokoi reagimin e negociatorit amerikan Richard Grenel, i cili shkroi në Twitter se kishte shumë gabime në të, për çka tha që nuk befasohet ngase gazetari as që e kishte kontaktuar. /Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!