×
  • Lajme
  • Lajme

    Zëdhënësi i PDK-së: Thaçi e Veseli janë sinonim i UÇK-së, pretendimet e VV-së ligësi

    Reporteri
    26 Qershor 2020 | 19:05

    Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Avni Bytyçi ka thënë se Hashim Thaçi e Kadri Veseli janë dy emra sinonim të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe se pretendimet e Vetëvendosjes dhe Albin Kurtit se ata janë vetëm dy individ dhe se duhet të dalin para drejtësisë është ligësi.


    “Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje, nuk po mund ta thonë se Kadri Veseli dhe Hashim Thaçi, dy themelues dhe udhëheqës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kanë udhëhequr një luftë të drejtë e të pastër e mbi gjitha janë të pafajshëm.Argumenti i tyre se këta dy janë vetëm dy individë dhe se duhet të dalin para drejtësisë për krimet e supozuar, është ligësi e padëgjuar”, ka shkruar Bytyçi në rrjetin social Facebook.

    Ai ka thgeksuar se Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, janë dy emra sinonim të UÇK-së, ashtu siç është i pandashëm Albin Kurtit me Lëvizjen Vetëvendosje.

    “Parimi i njëjtë vlen për Kadri Veselin e Hashim Thaçin, të ndërlidhur me tri shkronja të arta të historisë tonë moderne”, shkruan ai.

    Sipas zëdhënësi të PDK-së, Lëvizja Vetëvendosje, sot është në presion, për gënjeshtrat që i thanë për vite me radhë se motivi i Gjykatës Speciale ka qenë i bazuar mbi një “pazar të pistë” për imunitet, lidhur me dy figurat e larta të UÇK-së.

    “Edhe tani kur u përgënjeshtruan, nuk po e thonë të vërtetën. Por, koha është peshorja më e mirë për të vërtetën, vetë pasardhësit e këtyre do të mësojnë për luftën e drejtë të popullit tonë, lëvizjen çlirimtare që e kanë udhëhequr dy të rinj, e do të mësojnë për sakrificën e disa gjeneratave që janë shndërruar në themelin e shtetit të tyre të lirë e domokratik”, ka shtuar ai.

    Ai është shprehur se çlirimtarë nuk janë thjeshtë individë, por një trup i tërë që frymëzoi jo vetëm popullin e Kosovës, por edhe tërë botën demokratike që të mbështeste aspiratën e saj për liri, drejtësi dhe vetëvendosje.

    Postimi i Bytyçit:

    https://www.facebook.com/100043661372108/posts/184797136318998/?d=n

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!