Ministria e Infrastrukturës, ka njoftuar se në rrugën rajonale R-115 Prizren – Prevallë, kilometri i 18-të (në afërsi të fshatit Gornje Sello), gjatë ditës së sotme ka ndodhur një rrëshqitje dheu dhe gurësh nga pjesët anësore.
Në lidhje me këtë MI-ja thotë se kompanitë e kontraktuara nga kjo ministri kanë pastruar këtë aks rrugor, por që kërkojnë që qytetarët të lëvizin me kujdes.
“Kompanitë e kontraktuara nga MI, tashmë kanë pastruar këtë aks rrugor, por luten të gjithë qytetarët që lëvizin me kujdes të shtuar në këtë pjesë apo të udhëtojnë për në këtë destinacion nga rrugët e tjera ekzistuese. Shoferët e mjetëve të rënda (mbi 3.5 ton) apelohet të evitojnë kalimin këndej, duke shfrytëzuar rrugët alternative”, thuhet në komunikatë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.