Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati ka thënë se kanë ftuar për raportim në Komision parlamentar për Komisioni për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike bordin e Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare, për ofertën e përfolur se Telekomi serb do të blejë kompaninë IPKO.
Kështu ka bërë të ditur Murati përmes një postimi në Facebook.
Murati ka thënë se kompanitë e telekomunikimit janë çështje të sigurisë kombëtare dhe është e papranueshme që të bien në dorë të një shteti që e mohon ekzistencën e shtetit tonë.
Raportimi i ARKEP në komision do të bëhet gjatë ditës së martë.
“Kompanitë e telekomunikimit janë çështje e sigurisë kombëtare. Andaj është e papranueshme që ato të bien në dorë të një shteti që mohon ekzistencën tonë! Në lidhje me ofertën e përfolur në media të Telekomit serb për të blerë kompaninë IPKO, anëtarët e komisionit nga grupi parlamentar i LV! sot kërkuam që të ftohet për raportim bordi i ARKEP. Raportimi u vendos të bëhet të martën që vie”, njofton Murati.
https://www.facebook.com/HekuranMurati/posts/10158572197235522
/Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.