×
  • Lajme
  • Botë

    Tërmeti detyron evakuimin e meksikanëve, shtohet frika për përhapje të koronavirusit

    Reporteri
    26 Qershor 2020 | 23:38

    Tërmeti i fuqishëm prej 7.4 ballësh ka detyruar evakuimin e miliona meksikanëve që janë shprehur të shqetësuar se lëvizja e tyre mund të nxisë përhapjen e madhe të koronavirusit.


    Më shumë se 30 ndërtesa janë dëmtuar dhe mijëra njerëz kanë braktisur shtëpitë e tyre.

    Përveç panikut për evakuim, banorët e kryeqytetit meksikan kanë thënë se po harrojnë respektimin e distancës sociale.

    Zyrtarët shëndetësorë në Meksikë besojnë se evakuimi në vende të hapura dhe nëpër rrugë nuk paraqet rrezik për përhapjen e koronavirusit.

    Deri më tani në Meksikë janë të konfirmuara 203 mijë raste dhe 25 mijë të vdekur nga koronavirusi. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!