×
  • Lajme
  • Lajme

    Sa po respektohen masat në sektorin e gastronomisë?

    Reporteri
    27 Qershor 2020 | 0:00

    Shpat Hashani, nënkryetar i Shoqatës së Gastronomëve, ka thënë që po përpiqen që t’i respektojnë rregullat e MSH’së kundër pandemisë Covid 19, por sipas tij është e vështirë pas humbjeve të mëdha që ka pësuar ky sektor.


    “Ne si shoqatë, kemi bërë kërkesë te pronarët e kafeve që t’i përmbushin kërkesat e Ministrisë së Shëndetësisë. Duke u nisur nga fakti që kemi pasur humbje të mëdha gjatë pandemisë dhe gjatë kohës sa kemi qëndruar në karantinë, është e vështirë t’i përmbahemi masave në mënyrë strikte”, tha ai për Klan Kosovën.

    Hashani ka thënë se tani ka më shumë fluks të njerëzve, meqë sipas tij, është edhe stina e verës.

    “Është edhe sezoni i verës dhe ka më shumë qarkullim të njerëzve, ndërsa ata preferojnë që të qëndrojnë më shumë në terrasa”, theksoi ai. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!