×
  • Lajme
  • Lajme

    Pas kthimit nga Brukseli, Hoti sot u drejtohet qytetarëve

    Reporteri
    27 Qershor 2020 | 8:03

    Kryeministri i Kosovë, Avdullah Hoti, pas kthimit nga vizita zyrtare në Bruksel do të mbajë konferencë për media.


    Sipas një njoftimi të Qeverisë, konferenca mbahet sot në orën 11:00.

    Hoti do të flas për takimet që ka zhvilluar me zyrtarë të Bashkimit Evropian dhe për temat e diskutimit atje.

    Gjatë dy ditëve të qëndrimit në Bruksel, Hoti zhvilloi takime me zyrtarë të lartë të BE-së. Kryeministri tha se prioritet i vizitës së tij do të jetë çështja e liberalizimit të vizave.

    Kujtojmë se sot, në Uashington ishte planifikuar takimi i delegacionit të Kosovës dhe atij të Serbisë, nën ndërmjetësimin e emisarit speciale të Amerikës, Richard Grenll.

    Ky takim u anulua pasi të enjten, Specialja bëri të ditur propozimin për aktakuzë për krime lufte që ka dorëzuar ndaj presidentit të vendit, Hashim Thaçi dhe kreut të PDK-së, Kadri Veseli. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!