×
  • Lajme
  • Botë

    Trump nënshkruan urdhër ekzekutiv për ndëshkimin e personave që dëmtojnë monumentet

    Reporteri
    27 Qershor 2020 | 9:34

    Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv përmes të cilit do të dënohen të gjithë ata që tentojnë të shkatërrojnë monumentet historike e kulturore në vend.


    Sipas vendimit, çdokush që dëmton një monument publik do të ndiqet “në shkallën më të lartë të ligjit”.

    Një numër i monumenteve në Shtetet e Bashkuara janë dëmtuar që nga vrasja e afrikano-amerikanit George Floyd, ku protestuesit shfaqën zemërim të madh përmes protestave.

    Presidenti, përmes Twitter njoftoi se ka anuluar udhëtimin e tij në Nju Xhersi dhe po qëndron në Uashington për të siguruar se rendi dhe ligji po zbatohen.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!