×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti: Jam në komunikim të vazhdueshëm me Grenell, së shpejti caktojmë datën e takimit

    Reporteri
    27 Qershor 2020 | 11:35

    Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti në një konferencë për media ka folur për zhvillimet e fundit dhe anulimin e takimit të Uashingtonit.


    Hoti ka thënë se pavarësisht ndryshimeve në agjendën e fundit, Qeveria e tij mbetet e përkushtuar në procesin e dialogut.

    Ai ka thënë se është në komunikim të vazhdueshëm me emisarin Grenell dhe se shumë shpejtë do të caktohet data e re e takimit, shkruan Reporteri.

    “Zhvillimet e fundit e kanë ndërruar dinamikën e agjendës sonë si qeveri. Pavarësisht ndryshimeve në agjendën e fundit, ne mbetemi të përkushtuar në procesin e dialogut. Besojmë thellë se dialogu nuk ka alternativë, kjo na është kërkuar edhe nga BE. Është në interes tonin që ky proces të mbyllet sa më shpejtë. Unë kam pasur komunikim intensiv me Grenllell dhe jemi dakorduar për një datë tjetër për dialogun që do të ndodhë së shpejti. Agjenda e takimit mbetet e njëjtë prapë”, u shpreh Hoti.

    Duke komentuar propozimin për ngritje të aktakuzës për krime lufte ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kreut të PDK-së, Kadri Veseli, Hoti ka kërkuar që të gjithë bartësit e institucioneve të tregojnë maturi në këtë situatë të re të krijuar.

    “Lidhur me këtë çështje më lejoni të them se lufta e UÇk është e shenjtë, arritja më e madhe për pavarësi dhe vetë akti i shpalljes së pavarësisë e legjitimon plotësisht luftën e Kosovës. Jam i bindur që të gjithë bartësit e institucioneve do të tregojnë maturi në këtë situatë të re sikur që kemi treguar në të kaluarën”, u shpreh Hoti. /Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!