Edhe tri viktima nga koronavirusi janë shënuar sot në Kosovë.
Dy prej tyre vijnë nga Komuna e Prizrenit dhe një nga Rahpveci, shkruan Reporteri.
Nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës kanë se mbrëmë ka ndërruar jetë pacienti J.N, 57 vjeçar nga komuna e Prizrenit si dhe sot në orët e hershme të mëngjesit ka ndërruar jetë pacienti R. B, 78 vjeçar, po ashtu nga komuna e Prizrenit, të cilët përveç infeksionit me COVID-19 kishin edhe sëmundje shoqëruese.
Ndërkaq, njoftohet se sot në orët e mëngjesit, ka vdekur pacienti me inicialet D.N, 71 vjeçar nga Suhareka, i cili ishte pranuar në Njësinë Intensive në objektin e Mjekësisë me datën 23.06.2020, si transfer nga Klinika Infektive, i konfirmuar me strisho pozitive për COVID-19.
Kujtojmë se edhe gjatë ditës së djeshme janë shënuar tri viktima nga Coronavirusi në Kosovë, ndërkohë që numri i rasteve vazhdon të jetë i lartë. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.