Drejtori i zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq ka rezultuar pozitiv me Coronavirus.
Disa nga mediat e mëdha serbe, bazuar në burime të tyre shkruajnë se Gjuriq është testuar të premten dhe ka rezultuar pozitiv, shkruan Reporteri.
B92 shkruan se Gjuriq për momentin ndihet mirë dhe nuk ka ndonjë simptomë të dukshme.
Kujtojmë se ai kishte kontakt edhe me vetë presidentin Vuçiq, pasi javën e kaluar u mbajtën zgjedhjet parlamentare në Serbi, ku edhe doli fituese partia e Vuçiq. /Reporteri.ne t
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.