×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti falënderon eurodeputetët për letrën dërguar Merkelit ku kërkojnë liberalizimin e vizave për kosovarët

    Reporteri
    27 Qershor 2020 | 14:58

    Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka falënderuar deputetët e Parlamentit Evropian për letrën drejuar kancelares Merkel, përmes së cilës kërkohet liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës.


    “Faleminderit deputetëve të Parlamentit Evropian për letrën drejtuar Kancelares Merkel, ku i kërkojnë që liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës të vihet në agjendë gjatë Presidencës së BE-së nga Gjermania që fillon më 1 korrik 2020”, ka shkruar Hoti.

    Kujtojmë se sot 33 anëtarë të Parlamentit Evropian i kanë shkruar kancelares gjermane, Angela Merkel, duke i kërkuar liberalizimin e vizave për Kosovën brenda vitit 2020./Reporteri.net

     

    https://www.facebook.com/avdullah.hoti/posts/3404177122976951?__xts__%5B0%5D=68.ARBiqrj64boWL0Zv0LfSZQKAgZkPu3Fdv-mJj23ZZLaAsGXC0-tG_Ub89KlW5S2ecsTIbkmAovMVC6K26GS_2oZTqd2zC3ckoL_ADBmQqtoBqohqnZId-c3jE6mwcXKvLU_Pr_r6OE7KDGo_1kOPogPmRKsKJ9CsoSftzHiZG1pk4RLJA3uXsuAja1xhEYPWQN2Vh8hZhpTMEXFca-bu6V-4H6s9yCH75zMr6IO62WcHCUm5q3FN6MklkipEqVWmbOJm28ag33Dal2KoFtegYijmLfSqrPWvhEkav1t2jda045H4nv2l8Mc0N4KrRDmc5pqeAKKEWA26X5OtB6dQ2XPJRw&__tn__=-R

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!