Shoqata Bamirëse “Jetimat e Ballkanit” dhe komuna e Podujevës do të ndërtojnë 26 shtëpi të reja për familjet nevojtare.
I gjithë projekti do të kushtojë 520 mijë euro, ndërsa Komuna e Podujevës do të ndihmojë me 130 mijë euro, ndërsa të tjerat nga “Jetimat e Ballkanit.
Lajmin e ka bërë të ditur ushtruesi i detyrës së kryetarit të Podujevës, Nexhmi Rudari, përmes profilit të tij në Facebook.
“Me humanistin e madh, Halil Kastrati, sot nënshkruam memorandum bashkëpunimi për ndërtimin e 26 shtëpive për familjet në nevojë të cilat nuk e kanë të zgjidhur çeshtjen e banimit.
Vlera e projektit është 520 mijë euro, prej tyre me 130 mijë euro do të participojë komuna e Podujevës, ndërsa, pjesën tjetër shoqata “Jetimat e Ballkanit”.Na priftë e mbara ?”, ka shkruar Rudari. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.