Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, ka reaguar pasi Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) ka publikuar raportin për trafikim me qenie njerëzore për vitin 2019.
Sipas raportit të DASH-it, Republika e Kosovës vazhdon të listohet në nivelin dy nga tri nivelet themelore, derisa raporti ka parasysh përpjekjet domethënëse të Qeverisë së Kosovës.
“Rrjedhimisht, sipas raportit, Republika e Kosovës ka shënuar progres të dukshëm krahasuar me raportin e vitit të kaluar dhe raportet e viteve paraprake”, ka thënë Veliu, nëpërmjet një shkrimi në Facebook.
“Në raport theksohet puna e shkëlqyeshme e Policisë së Kosovës, më saktë, e njësisë kundër trafikimit, e cila vazhdon të arrijë dhe regjistrojë rezultate të shkëlqyeshme nga viti në vit, derisa rekomandohen përmirësime në fushën e gjykimeve përfundimtare dhe financimin e shtëpive të sigurta për viktimat e trafikimit”.
“Me këtë rast dua të falënderoi të gjithë anëtarët e Autoritetit Kombëtar për luftë kundër trafikimit me qenie njerëzore për punën e tyre të palodhshme, duke u zotuar njëkohësisht se në koordinim me institucionet e tjera shtetërore, do të angazhohemi në përmbushjen e rekomandimeve të dala nga raporti i DASH-it, veçanërisht për një rregullativë ligjore më efikase për mbrojtjen e viktimave të trafikimit”.
https://www.facebook.com/AgimVeliu/photos/a.734363766710647/1689442127869468/?type=3&__xts__%5B0%5D=68.ARCMIG8315xRtREdxtIuAjpoRqkOBsCG01e686jSqfJ71XdQRmqLiE4zzNl3nXtxhiTEHvaNV2G_W3gJW7d7pDHUJI47UvzAM7taspmqVbYNqCKaLvoF3WpjRcNuKz0Zcuv7Y-DG5cl2ifoXpvkB6TF7M0MLx0_It31GGChlo_L6U7sO5ncPngcu_DdGrmK87MBksWH_aJfYtLF7q21-R2OiH6-6x4uWXgVkg5kPq041bMeQo8shPAkNv6HxRRSPCgUz4oeZwDhpsQ09Y_VHTVkDxRsQEnICFpVN1WJ3Vd83ZxRYdN821KXvYCxYE0gZA-cqzopTa42nVr0ZDbzLK8oR6A&__tn__=-R
/Reporteri.net/