×
  • Lajme
  • Lajme

    Tasholli: Kjo nuk është Gjykata Speciale për të cilën votoi Kuvendi i Kosovës

    Reporteri
    27 Qershor 2020 | 21:53

    Analisti politik, Ismail Tasholli, iu është përgjigjur të atyre zërave që ditëve të fundit kanë komentuar se ata që e kanë vetuar Gjykatën Speciale, “e bajshin me shëndet”.


    Tasholli përmes një shkrimi në faqen e tij në Facebook ka thënë se kjo nuk është Gjykata Speciale për të cilën votoi Kuvendi i Kosovës.

    Deklarata e plotë e Ismail Tashollit:

    KJO NUK ËSHTË GJYKATA SPECIALE PËR TË CILËN VOTOI KUVENDI I KOSOVËS
    Argumenti se ata që e votuan Gjykatën Speciale “e bajshin me shnet”, nuk është valid.
    Për këto arsye:
    1. Veprimi i Zyrës së Prokurorit është i kundërligjshëm, sepse publikoi njoftimin për një aktakuzë që nuk është e konfirmuar.
    2. Nuk i garantoi të drejtat themelore të së drejtës në faktin e supozuar të pafajësisë, derisa nuk provohet e kundërta.
    3. U shkel Kodi i Etikës.
    4. Në paragrafet e fundit të deklaratës së Prokurorit, pretendimet për “pengimin e punës së Gjykatës Speciale” mbështeten në fjalën “besojmë”. Prej kur u bë që brenda habitatit juridik, ku flet vetëm faktologjia, “besimi” të bëhet premisa mbi të cilën ndërtohet një akuzë?
    5. Dhe në fund: Prokurori na tregon se cilat janë interesat e Kosovës. Kur ndodhi si precedent që një Gjykatë, qoftë ajo edhe Speciale, t’i tregojë një shteti se cilat janë interesat e tij? Të moralizojë mbi qëllimet dhe rrugën e një shoqërie?
    Pra, askush nuk e votoi këtë Gjykatë të tillë siç po shfaqet sot, kur ajo u bë me vendim të Kuvendit të Kosovës.
    Kur u votua, mendohej për një Gjykatë që shpërndan drejtësi e neutralitet, e jo politikë dhe interpretime politike. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!