×
  • Lajme
  • Lajme

    Rastet e reja me koronavirus vijnë nga këto komuna

    Reporteri
    27 Qershor 2020 | 22:11

    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme në Kosovë janë konfirmuar gjithsej 96 raste pozitive me COVID-19, ndërsa janë shëruar 87 pacientë.


    Sipas IKPSHK-së rastet e reja janë raste kontakti, shkruan Reporteri.net.

    Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 44 raste, komuna e Prizrenit 10 raste, komuna e Pejës 7 raste, komuna e Rahovecit 5 raste, komuna e Ferizajt 5 raste, komuna e Suharekës 4 raste, komuna e Mitrovicës 3 raste, komuna e Gjakovës 3 raste, komuna e Gjilanit 4 raste, komuna e Vushtrrisë 4 raste, Drenas 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Istog, Fushë Kosovë, Podujevë, Skenderaj, dhe Viti, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!