×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryeministri Hoti paralajmëron takim në Washington

    Reporteri
    27 Qershor 2020 | 22:50

    Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ka paralajmëruar takim në Washington. Ai thotë se do të marrë pjesë.


    Në një prononcim për media, kryeministri i Kosovës , Avdullah Hoti, ka thënë se takimi i shtyrë mes Kosovës dhe Serbisë në Washington do të mbahet së shpejti.

    Më pas Hoti ka thënë se në takimin që do ta ndërmjetësojë Richard Grenell, ai do ta përfaqësojë Kosovën si kryeministri i vendit.

    I pyetur për pjesëmarrjen e presidentit Thaçi, Hoti ka thënë se i takon Grenellit të vendos si nikoqir i takimit nëse do të marrë apo jo pjesë presidenti në takimin e ardhshëm.

    Kreu i ekzekutivit është i bindur se për çështjen e dialogut ekziston koordinim i plotë SHBA-BE dhe se takimet në Washington e Bruksel nuk janë të ndara, por pjesë e një procesi. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!