Drejtori i Shërbimeve Publike të Gjilanit, Naser Korça, ka bërë të ditur se është shëruar nga coronavirusi.
Këtë e ka bërë të ditur vet drejtori Korça duke thënë se mbrëmë pas mesnate për shërimin e tij e ka njoftuar Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike përmes një mesazhi.
Ai ka falënderuar të gjithë ata që u interesuan këto ditë për shëndetin e tij
“Rreth orës 00.03 mora mesazhin e shumë pritur nga IKSHP në të cilin shkruhet:
Mirëmbrëma Naser, jeni të shëruar dhe mund të dilni. Dr. Buqe
Faleminderit shum Dr. Buqe për këtë lajmë shumë të mirë për mua dhe familjen time.
Faleminderit të gjithë atyre që më qendruan pranë këto ditë të karantinës, si me mesazhe dhe me telefonata, ja u kthevsha në gëzime dhe festa në familjet e juaja.
Vazhdojmë…”, ka shkruar Korça në Facebook.
Gazeta Online “Reporteri.net” më 17 qershor kishte biseduar me drejtorin Korça i cili kishte konfirmuar se është prekur nga coronavirusi. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.