Felix Correia do t’i bashkohet Juventusit.
Portugezi do të kryejë vizitat mjekësore së bashku me mesfushorin e Barcelonës, Arthur.
Gianluca Di Marzio shkruan se Correira do të largohet nga Manchester City vetëm 1 vit pasi nënshkroi me qytetarët dhe do t’i bashkohet ekipit italian. Ai pritet të luajë në ekipin U-23 sezonin e ardhshëm, shkruan indeksonline.
19-vjeçari sapo mbërriti në Angli prej Sportingut u huazua menjëherë në Holandë te AZ Alkmar. Ai luan si sulmues krahu të djathtë, por mund të luajë dhe majtas. Correia është dhe lojtar kombëtareje sepse përfaqëson Portugalinë U-19.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.