×
  • Lajme
  • Lajme

    1148 raste aktive me coronavirus në Kosovë

    Reporteri
    28 Qershor 2020 | 10:32

    Mbrëmë dolën 96 raste pozitive me coronavirus, kurse 87 persona u shëruan.


    IKSHP ka njoftuar se numri total i rasteve pozitive është 2590 raste nga 23.137 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 48 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

    Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 1.394 raste, kurse raste aktive 1.148, shkruan Reporteri.net.

    IKPSH edhe mbrëmë bëri thirrje për zbatimin e rekomandimeve që qytetarët të ruajnë veten, të afërmit dhe të tjerët.

    “Apelojmë te qytetarët, bizneset, gastronomia, që në mënyrë strikte të respektojnë distancën fizike, përdorimin e maskave, dezinfektimin dhe ajrosjen e lokaleve, duke pamundësuar përhapjen eventuale të infeksionit dhe shmangien e përhapjes në hapësirat e mbyllura”, është apeli i IKSHP-së.

    IKSHP thotë se inspektoratet sanitare të AUV dhe Inspektoratet komunale bashkë me shtabet komunale duhet patjetër të zbatojnë Ligjin për Inspektoratin dhe Ligjin për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse duke u mbështetur në Manualin për luftimin e COVID-19 dhe të merren masa përgjegjësie në çdo rast të mos zbatimit eventual të rekomandimeve të Institutit Kombëtar. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!