×
  • Lajme
  • Lajme

    Avokati i njohur kroat: Carl Bildt duhet të jap dorëheqje, jo Thaçi

    Reporteri
    28 Qershor 2020 | 10:40

    Avokati i njohur, Luka Misetic, i cili ka qenë edhe avokat i gjeneralit të famshëm kroat Ante Gotovina, i ka reaguar Carl Bildt, i cili ka kërkuar dorëheqjen e  Hashim Thaçit nga pozita e presidentit pas publikimit të propozim aktakuzës.


    Misetic i ka thënë Bildt se ai që duhet të japë dorëheqje është prokurori, i cili ka vepruar në mënyrë të paligjshme.

    Ai tutje ka theksuar se aktakuza e propozuar ndaj Thaçit nuk është konfirmuar as pas 64 ditësh.

    “Aktakuza e propozuar ndaj Thaçit ende nuk është konfirmuar as pas 64 ditësh. Carl Bildt shkruan se Thaçi duhet të japë dorëheqjen edhe nëse gjyqtari kundërshton aktakuzën. Por z.Bildt, është prokurori ai që do të duhej të jepte dorëheqjen për mënyrën e paligjshme që ka vepruar. Jo Thaçi.”, ka shkruarMisetic, në Twitter, shkruan gazeta Metro.

    Bashkëkryesuesit të Këshillit Europian për Marrëdhënie të Jashtme, Carl Bildt, i ka reaguar ashpër edhe aktivisti boshnjako-amerikan, i cili ka thënë se është Carl Bildt ai që do të duhej të hiqte dorë, kur ai po pinte raki me Mladicin ndërsa gjenocidi ndaj Srebrenicës po ndodhte.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!