×
  • Sport
  • Sport

    Kaos te klubi i njohur europian, tifozët futen në fushë dhe godasin lojtarët

    Reporteri
    28 Qershor 2020 | 11:29

    Një kaos i vërtetë ka ndodhur pas përfundimit të ndeshjes mes Debreçenit dhe Paksi në Hungari, e cila u mbyll në barazim 1-1.


    Pikërisht me këtë barazim, klubi i njohur i Debreçenit ra nga kategoria, duke sjellë një zemërim të madh tek tifozët.

    Menjëherë sapo përfundoi ndeshja, të gjithë lojtarët u shtrinë në tokë ët mërzitur për këtë rënie nga kategoria.

    Tifozët të irrituar nga lojtarët, kanë pushtuar fushën e lojës, jo për t’iu dhënë kurajë, por për t’i goditur.

    https://www.youtube.com/watch?v=TBDRtRYj_4A

    Ata u quajtën shkaktarët kryesorë për rënien e skuadrës dhe tifozët nuk kanë nguruar t’i godasin, ku Nikolla Trujiç dhe Luka Milutinoviç, pësuan disa dëmtime të mëdha.

    Duhej ndërhyrja e policisë, në mënyrë që tifozët të shpërndaheshin dhe të largoheshin nga fusha e lojës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!