×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish-këshilltari i Albin Kurtit akuza ndaj motrës së Gent Cakajt

    Reporteri
    28 Qershor 2020 | 11:54

    Elvis Hoxha, këshilltar i ish-kryeministrit Albin Kurti, është “kapur” me ushtruesin e detyrës së ministrit të Jashtëm të Shqipërisë Gent Cakaj.


    Ai ka shkruar në Facebook se Cakaj ka sqaruar se  nuk është në plan shkëmbimi i territoreve, por ka akuzuar motrën e Cakajt se ka ndihmuar Gjykatën Kushtetuese për të njëjtin projekt, shkruan Reporteri.net.

    Postimi i tij:

    Gent Cakaj na sqaroi se nuk është në plan shkëmbimi i territoreve. Pra, ai na tha se nuk ka më asnjë arsye të jetë ushtrues detyre i ministrit të jashtëm. Gjeniun e vogël e vunë aty pikërisht pse Ditmir Bushati nuk ishte dakort me planin e Edi Ramës dhe Baton Haxhiut.

    Mos harroni që motra e Gentit ndihmoi nga Kushtetuesja të njëjtin projekt: rënien e qeverisë Kurti për të sjellë në jetë qeverinë Koti. Kjo e fundit kishte një projekt paketë: heqje reciprociteti, Zajednicë, heqje dorë prej anëtarësimeve të Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

    Pra, Gent Cakaj është i tepërt. Ashtu si dhe Kushtetuesja apo dhe vetë presidenti i Kosovës.

    E keqja është se ka shumë insitucione që i peshojnë rëndë trupi të këtij kombi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!